Luftimet në Ukrainë po zhvillohen në të njejtën ritëm që të kujton luftën e llogoreve në Luftën e Parë Botërore, sipas një analisti ushtarak. Justin Crump, shefi ekzekutiv i konsulencës së sigurisë Sibylline, tha për BBC-në, se Rusia po përpiqet të marrë në kontroll çdo territor të Ukrainës.
Kjo për shkak se ushtria mbrojtëse duket se ka një avantazh në çdo betejë të caktuar për momentin. Në disa vende, kjo favorizon ukrainasit që të mbajnë trupat në territorin e tyre.
Moska kërkon të pushtojë Severodonetsk dhe më pas pjesën e mbetur të rajonit lindor të Donbasit në mënyrë që të shpallë “çdo lloj fitoreje”. Më pas do të kërkoj të marrë në kontroll Zaporizhzhia, duke zhvendosur trupat në Kharkiv dhe të kërkojë të pushtojë Odesën në bregun jugor.
Si rezultat i taktikave të dobëta dhe mangësive të tjera, Rusia gjithashtu ka treguar se mund të sulmojë me sukses vetëm në një aks të vetëm në të njëjtën kohë, pretendon Crump.
Nga këndvështrimi ukrainas, furnizimi me armë nga vendet perëndimore – siç janë raketat e premtuara së fundmi nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe nuk janë “plumb i artë”, tha Crump.
Por lind pyetja për sa kohë vendet perëndimore do të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën, pasi as Rusia nuk do të heqë dorë dhe as Ukraina nuk do të heqë dorë nga territoret që aktualisht janë në duart e armikut të saj.
Prandaj, ekziston mundësia e një “konflikti të ngrirë në rastin më të mirë”.