Shtimi i kushteve për liberalizimin e vizave është diçka e papranueshme, ka deklaruar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka nënvizuar para përfaqësuesve të BE se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se liberalizimi është i vonuar.
Ne kërkojmë që të trajtohemi ashtu siç janë trajtuar shtetet e tjera, në historinë e Bashkimit Evropian nuk ka ndodhur asnjëherë që të vendoset një udhërrëfyes i dytë, rrjedhimisht edhe kritere të reja, apo rivlerësim i kritereve që nga fillimi, prandaj është e domosdoshme që ne si Republikë e Kosovës të kundërshtojmë një qasje të tillë, ashtu siç e kemi bërë.
Kryetarja e shtetit është shprehur më tej se Kosova nuk do të bëhet pjesë e asnjë iniciative, e cila do të zgjaste pa fund lëvizjen e lirë.
Unë e kam bërë të qartë për të gjithë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që nëse mendohet një qasje e tillë natyrisht që nuk do të jetë e pranueshme për ne dhe nuk do të bëhemi pjese e iniciativave të tilla të cilat kanë për qëllim ta stërzgjatin edhe më shumë këtë proces i cili tashmë është vonuar për më shumë se katër vite.
Presidentja kërkoi të punohet me shtetet anëtare që edhe ato të refuzojnë iniciativën për një udhërrëfyes të ri.
Pra do te ishte dicka e paprecedente ne vet historine e Bashkimit Europian nese do te kerkohej dicka e tille nga ana jone, pra eshte e papranueshme per ne dhe nuk do te ecim ne nje rruge te tille.
Reagimi i Osmanit vjen menjëherë, pasi Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim, Oliver Varhely, paralajmëroi një paketë me kushte shtesë, për liberalizimin e vizave.