Konstandini I ishte perandori i parë dhe i vetëm romak që mori titullin “I Madh”. Një udhëheqës revolucionar dhe i pandalshëm, ai ishte gjithashtu perandori i parë që u konvertua në besimin e krishterë, duke shpallur krijimin e një Perandorie të re Romake, akt që do tësillte në fund edhe rënien e saj.

Po kush ishte Kostandini i Madh? Lindi në qytetin Naisus (në Serbinë e sotme) më 27 shkurt 272 Pas Krishtit. I ati i tij, Flavius Konstancius, ishte një nga truprojat e perandorit të atëhershëm Aurelianit. E ëma e Konstandinit, ishte një grua greke e varfër me emrin Helena.

Konstancius i ngjiti shpejt shkallës e karrierës në radhët e ushtrisë romake, duke u bërë guvernator i provincës romake të Dalmacisë. Në vitin 284, Diokleciani u bë sundimtari i ri i Perandorisë Romake. Disa vite më vonë, ai emëroi si bashkë-perandor mikun e tij të ngushtë Maksimianin.

Në vitin 288, Maksimiani deklaroi se Konstanci do t’i bashkohej prefektit të tij në provincën e Galisë, që sot përbëhet nga Franca, Luksemburgu, Belgjika dhe Zvicra. Më vonë,Maksimiani do të emëronte Kostancin mëkëmbës të tijin në Çezare në Tetrarkinë e Dioklecianit.

Gjatë asaj kohe, Kostandini i ri u rrit dhe nisi të shërbejë si trashëgimtari i të atit, deri në vdekjen e tij në vitin 306. Kostandini kishte marrëdhënie të afërta me paganët dhe të krishterët. Megjithëse u rrit si pagan, ai ishte tolerant ndaj kësaj feje. Konstandini zhvilloi në emër të Dioklecianin në disa luftëra në Siri, Mesopotami dhe madje edhe Britani. Pikërisht në Jork të Anglisë vdiq Konstanci në vitin 306. Para vdekjes së tij, ai shpalli synimin e tij për ta bërë perandor djalin e tij Konstandinin. Provincat e Galisë dhe Britanisë ndoqën shumë shpejt shembullin e tij.

Kostandini e shpalli veten Çezar, gjë që sfidoi direkt bashkësundimtarin e tij Maksentius. Si perandori i ri i Romës, Konstandini sundoi mbi një nga ushtritë më të mëdha romake në Gali, Britani dhe Spanjë. Ai drejtoi disa projekte infraskrukturore të mëdha në kryeqytetin gal,Trier, ku përfshiheshin fortifikime të rikonstruktuara, një kompleks i madh pallatesh, një sallë audiencash, dhe një banjë perandorake.

Menjëherë pas fillimit të mbretërimit të tij, pati shumë komente se sundimi i Konstandinitishte i ngjashëm me atë të babait të tij. Deri në vitin 311, ai sundonte mbi perandorinë perëndimore, ndërsa një sundimtar i ri, Liciniusi, kontrollonte Lindjen.

Maksentius u ndje i tradhtuar nga humbja e papritur e pushtetit, dhe nisi një luftë hakmarrëse kundër Kostandinit. Ai mori kontrollin e gjithë Italisë, ndërsa Konstandini u zhvendos në Milano për ta rifituar atë. Kur po marshonte drejt Maksentiusit, ushtria e tij mbajti për herë të parë pankarta me shkronjat greke X (chi) dhe P (rho) që shkruanin “Krishti”.

Kostandini pretendoi se Zoti i kishte folur, dhe e kishte udhëzuar të mbante këto banderola për të siguruar fitoren. Ushtria e Konstandinit e mundi atë të Maksentiusit. Licinius u detyrua të dorëzonte fronin e tij në këmbim të faljes së jetës. Por pasi mori pushtetin, Konstandini e vrau. Për herë të parë në shumë vite, Roma kishte një perandor të vetëm.

Dhe për herë të parë në histori, ai ishte i krishterë. Paraardhësi i Konstandinit, Dioklecianikishte zgjedhur Nikomedian (në Turqinë e sotme) si selinë e tij të pushtetit në Lindje. Por perandori i ri pranoi zhvendosjen e qendrës së perandorisë së tij drejt Bizantit.

Ai zgjodhi të krijojë një kryeqytet të ri të Perandorisë Romake Lindore, Kostandinopojën, e cila u shndërrua në një qendër të mësimit të krishterë dhe ruajtjes së kulturës. Qyteti strehonte relike të famshme siç ishte Kryqi i Vërtetë ,që besohej se ishte kryqi mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti 300 vjet më parë, dhe Shkopin e Moisiut.

Kostandini e ndërtoi Kishën e Shenjtë të Apostujve të Shenjtë në majë të tempullit të vjetër të perëndeshës greke Afërdita. Perandori i krishterë i sapokonvertuar, mori përgjegjësinë për politikën e re fetare në Perandorinë Romake, për të ndalur armiqësinë në rritje midis paganëve romakë dhe të krishterëve.

Në një përpjekje për të lehtësuar disi tensionet, Konstandini e legalizoi Krishterimin, dhe i ndaloi të krishterët të merrnin pjesë në fenë pagane, gjë që nxiti luftën ndaj të krishterëve jo-praktikantë. Në një përpjekje për të forcuar harmoninë shoqërore, Konstandini mblodhi një këshill peshkopësh që udhëtuan në qytetin e Nikesë për t’u mësuar njerëzve parimet bazë të Krishterimit.

Duke ndalur persekutimin intensiv kundër të krishterëve në të gjithë Perandorinë, dhe duke deklaruar se të krishterët mund të ndiqnin lirshëm besimin e tyre, Konstandini ndryshoi praktikisht brenda natës politikën fetare.

Konstandini druhej se mund të kishte fatin e shumë perandorëve romakë përpara tij:një grusht shteti ushtarak që përfundonte me vrasje. Për të minimizuar këtë rrezik, ai e riorganizoi të gjithë sistemin e senatit, duke i dhënë më shumë pushtet guvernatorëve provincialë që ubesonte më shumë.

Perandori e reformoi edhe ushtrinë, duke shpërbërë legjionet që ai besonte se kërcënoninpushtetin e tij, duke përmirësuar aftësitë e armëve, për të mbajtur larg kryeqytetit tradhtarët e mundshëm nga radhët e ushtrisë. Kostandini nuk ishte i vetmi në familjen e tij që arriti njëfamë ndërkombëtare.

E ëma e tij, Helena, u bë Shën Helena e Kostandinopojës, pasi ndërmori një pelegrinazh në Tokën e Shenjtë. Ajo supozohet se ri–zbuloi Kryqin e Vërtetë. Por jo e gjithë familja e Konstandinit u shpall shenjtore. Djali i tij më i madh Krispus dhe gruaja e tij, Perandoresha Fausta, u dënuan të dy me vdekje me urdhër të Perandorit.

Emrat dhe imazhet e tyre u fshinë nga të dhënat historike. Në atë kohë, shumë njerëzspekuluan se Krispus dhe Fausta ishin në një marrëdhënie intime të paligjshme. Krispus u helmua në qershorin e vitit 326, ndërsa Fausta u vra një muaj më vonë.

Kostandini vdiq më 22 maj 337. Pas një sëmundjeje të gjatë, ai shpresonte të pagëzohej përpara vdekjes së tij në lumin Jordan. Por perandori i sëmurë nuk arriti kurrë në Tokën e Shenjtë. Ai vdiq teksa po përpiqej të arrinte në qytetin e tij, Kostandinopojë.

Trupi i tij u varros në Kishën e Apostujve të Shenjtë, por më vonë u përdhos dhe u shkatërrua gjatë Kryqëzatës së Katërt në vitin 1204. Kisha e Apostujve të Shenjtë u shkatërrua gjatë kryqëzatave, ndërsa vendndodhja e varrit të Kostandinit, u harrua me kalimin e kohës. Djemtë e tij Konstandini II, Konstanci II dhe Konstani e sunduan Perandorinë pas babait të tyre. Gjatë mbretërimit të tij, Kostandini i Madh ribashkoi Romën e Lashtë nën një perandor,dhe e zgjeroi perandorinë e tij në atë që do të bëhej më vonë Evropa. / Vintage News – Bota.al