Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shpallur vendimin për prokurorin e Tiranës, Hysni Mulaj duke e konfirmuar në detyrë me 3 vota pro. Vendimi duhet të shpallej rreth një muaj më parë, por u riçel hetimi për pasuritë.

Në hetimin paraprak, u konstatuan probleme ekonomike të familjes së prokurorit. Pasi u shanë shpjegimet dhe provat për blerjen e apartamentit me të ardhurat nga puna në bujqësi e babait që kanë shërbyer si burim huaje, u ricel hetimi.

Hysni Mulaj nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997. Fillimisht punoi në Prokurorinë e Bulqizës dhe që prej vitit 2007, ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.