Kryeministri Edi Rama ka ngritur një sërë pyetjesh për liderët perëndimorë për çështjen e burgosjes së drejtuesve të UÇK-së. Rama mori pjesë në prezantimin e librit të nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, “Përplasja e Madhe”.
Kreu i qeverisë ngriti dyshimet nëse fshihet dora e Rusisë pas kësaj gjykate. “A është ajo gjykatë pa asnjë dorë të Putinit dhe Moskës”, tha Rama.
“Më shumë se një herë që Putin e ka përsëritur se ajo që ka bërë NATO në Kosovë është e pajustifikueshme. Më shumë se njëherë ai ka lënë të kuptohet që atë që keni bërë ta provoni tani që po e bëjmë ne. Tek fabrika e gënjeshtrave, më e madhe është ajo për UCK-në. Është një gënjeshtër që është projektuar me një strategji, nuk ka filluar me gjykatë. Ka pasur qartësisht qëllimin që diskreditimin e UCK ta çojë deri në pikën e pabesueshme të ngritjes së një gjykate speciale me duart e vet Kosovë, me nxitjen, detyrimin, e aleatëve dhe me rezultat të diçkaje të pa ndodhur ndonjëherë, arrestimin e një presidenti në detyrë pa akuzë.
Imagjinoni sikur cilitdo nga vendet që e kanë mbështetur Tribunalin tu kapej presidenti i tyre pa akuza. Dhe surpriza më e madhe që duhet ti bëjnë të reflektojnë shumë që nga miqtë tanë amerikanë dhe të gjithë perëndimorët q janë bashkëautorët e çlirimit është shtëpia e verdhë dhe tribunali. U mbush bota me veshka dhe mëlçi që Thaci dhe Veseli ua hiqnin nga trupi i servëbe dhe i shisni në pazaret e peshkut. Tani ka një pyetje që për sa na takon ne si qeveri do të bëjmë çmos që ta vendosim mu përballë të gjithëve që nga Joe Biden te Johnoson te Scholz e të gjithë: Si shpjegohet që një tribunal i ngritur si rezultat fundor i një raporti që mori bekimin e KE me gjithë akuzat q kishin kanë nxjerrë n jë aktrakuzë ku ska asgjë, as me shtëpinë e verdhë, as me organe. Dhe çfarë lidhje ka midis Dick Marty me faktin që edhe sot kur Shqipëria në KS ngre çështjen e llogaridhënies ndërkombëtare, Rusia kundërvihet me trafikun e organeve? Si shpjegohet që përralla e trafikut të organeve përdoret nga rusët edhe në raste të tjera”, tha Rama.