Kreu u Këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës Zoran Tegeltija, i cili mori pjesë për herë të parë në Samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër tha se shumë shpejt edhe Bosnja do të bëhet pjesë e kësaj nisme. Tegeltija u shpreh se kjo nismë mbështetet nga komuniteti i biznesit, ndërsa e tha se Ballkani i Hapur mund të iniciojë një potencial të rëndësishëm ekonomik për Rajonin.
‘Bosnje-Hercegovina nuk ka konsensus për Ballkanin e Hapur dhe nuk e di pse. Sipas meje shkaqet janë për shkak të së kaluarës. Kush e propozon këtë nismë. Ka pasur edhe grupime politike që vlerësonin se do të ishte mos sukses. Në Bosnjë ka ndikime nga individë dhe ambasada që vlerësojnë që Bosnje Hercegovina nuk do të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Jemi dëshmitar, të atyre që janë kundër adër
Jam këtu sepse e di që komuniteti i biznesit e mbështet projektin e Ballkanit të Hapur. Këtu jam sepse e di që numri më i madh i qytetarëve mbështet këtë projekt. Përfaqësues të Bosnje Hercegovinës marrin pjesë. Jam i sigurt të Ballkani i Hapur mund të inciojë një potencial të rëndësishëm ekonomik të Rajonit. Jam i sigurt se Bosnjë Hercegovina do të bëhet anëtare e Ballkanit të Hapur. Fakti që u mbështet nga SHBA më jep mundësi të besoj se do të jetë shumë shpejt pjesë e Ballkanit të hapur. Po përballemi me rritjen e papërballueshme të çmimeve dhe mendoj se situata është e ngjashme.’- tha Zoran Tegeltija.