Në samitin e “Open Ballkan” që po zhvillohet në qytetin e Ohërit me liderat e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e BE dhe SHBA, Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç foli për rëndësinë e kësaj nisme dhe marrëveshjet që do të nënshkruhen midis vendeve.
Gjatë fjalës së tij Kryeministri i Malit të zi u shpreh se: “ Këtë nsimë e shikoj si të kemi një të ardhme të mirë në progresin ekonomik, ne biznes, në mobiletit më të mirë të qytetarëve, kjo për mua është ideja e Ballkanit të Hapur. Pavarësisht se si quhet nisma, çdo nismë që dërgon drejt një progresi, ka mbështetjen e Malit të Zi.
Ideja është të kemi marrëdhënie të mira dhe dialog, dialogu bën që të veprojmë sipas një besimi të ndërsjelltë, të mos kemi frikë nga njëri-tjetri dhe së bashku të veprojmë në aktivitete që një klimë progresi në rajon. Politikat retrograte dhe të historisë, mosrespektimit, theksimit të konflikteve këto na kanë mbajtur këtu, detyra jonë është ta ndryshojmë këtë gjë.”
Ai shtoi se:”Ne duhet patjetër të ndryshojmë veten tonë, pasi askush nuk do e bëjë për ne. Kur lideret e Ballkanit Perëndimor flasin njëri kundër tjetrin, atëherë jemi sa më larg BE. Shpresojmë që herën tjetër të jemi edhe 6 persona, pavarësisht nga koha, nisma, emri, tema po të ulemi dhe të flasim për qytetarët tanë.
Të gjithë ata që kontestojnë hapat e Ballkanit të Hapur, ta kuptojnë se e kanë gabim dhe kjo pjesë e botës, pavarësisht vështirësive që ka kaluar i përket familjes europiane. Që të jemi anëtar të familjes duhet të ndryshojmë sjelljen, mentalitetin tonë, të dërgojmë mesazhe optimiste, pasi jemi shumë pesimist për çdo gjë që ndodh këtu. Më pëlqeu greenline, kjo është në interes për Malin e Zi dhe të gjithë vendet. Nëse dikush mendon se mund t’i plotësojë të gjitha nevojat e tij në këtë shekull, atëherë i urojmë fat po kjo gjë nuk ndodh.
Duhet të ndërtojmë komunikim të ndërsjelltë, të rrisim besimin dhe t’ia zgjasim dorën njëri-tjetrit, kjo është mënyra e vetme si mund të ndryshojmë të ardhmen e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ne jemi të interesuar për sezonin e zjarreve, ofertat e përbashkëta turistike, si dhe t’ju ftojmë në mënyrë masive në Malin të Zi, pres të ulemi për nismat e përbashkëta. Besoj se kjo është rruga, mundësia e vetme se si mund të dëshmojmë para qytetarëve tanë dhe kritikave që janë ndaj nesh.”
Nga ana tjeter Abazovic kishte edhe nje ftese per Albin Kurtin, kur tha se: Ne në Ballkan meritojmë një histori që do tregojë të mirat tona. Duhet të bëjmë ribrandim të Ballkanit Perëndimor, t’i zgjasim dorën njëri tjetrit. Jemi të interesuar edhe për sezonin e zjarreve, jemi të interesuar të kemi oferta të përbashkëta turistike. Liderët e BE janë të mirëseardhur, pres që edhe me Kurtin të flasim për nisma të përbashkëta.
Politika e të ardhmes është politikë e respektit të ndërsjellë, ndaj them I keni duart e zgjatura, asnjë nismë mos e shohim si armiqësore.