Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka shprehur mbështetjen e vendit të saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një konferencë për mediat gjatë vizitës së saj në Shqipëri, Marin tha se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është i rëndësishëm, në një kohë kur Europa po përballet me kërcënimin e agresionit rus.

“Duhet të bëjmë më shumë sëbashku. Si Shqipëria dhe Finlanda janë konstruktive. Kanë një marrëdhënie të mirë, që daton që në 46. Po punojmë për të avancuar BE-në. Jemi sëbashku për të ndihmuar Ukrainën. Agresioni I Rusisë në Ukrainë, kanë ndrysnhuar mjedisin e sigurisë. NJë shumicë e finlandezëve e mbështesin anëtarësimin në NATO. Shqipëria është një mbështetje e vendosur në politikat e NATO-s. Zëri juaj dërgon një mesazh të fuqishëm në Rusi. Finldanda dhe Suedia do e bëjë NATO-n më të fortë. Ne jemi ofrues sigurie për mëtej.

Duhet të intensifikojmë mbështetjen ndaj Ukrainës. Shqipëria dhe BE kanë bashkëpunuar. Finlanda është mbështetës i fortë i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Duhet të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin në BE. BE dhe Ballkani Perëndimor të jenë në harmoni të plotë. Duam të shohim të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimore në BE. Ne vlerësojmë rolin tuaj kur bëhet fjalë për përfaqësimet në forumet ndërkombëtare” – tha Marin.