Nën ndikimin e masave të qëndrueshme të ajrit do të jetë vendi ynë këtë fundjavë, duke e bërë kohën tepër të përshtatshme për ata që kanë dëshirë apo mundësi të frekuentojnë plazhin.Këto masa do të sjellin mot të kthjellët në mëngjes por në mesditën e pasditen e ditës së shtunë me vranësira shtresore. Në zonat malore do të marrin zhvillim dhe lokalisht do të pasohen nga reshje shiu.
Kujdes! Planet për plazh mund t’iu prishen këtë fundjavë, shikoni çfarë thotë parashikimi i motit
Ndërkohë, ditën e diel moti përgjithësisht parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në male.
Sipas Shërbimit meteorologjik Ushtarak era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet.
Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë dhe temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme.