Duka dhe Dukesha e Sussex kanë shpërndarë një fotografi të vajzës së tyre, Lilibet për herë të parë. Fotoja është realizuar në ditëlindjen e saj të parë gjatë festimeve të Jubileut Platin të Mbretëreshës.
Lilibet Diana Mountbatten-Windsor mbushi një vjeç të shtunën, gjatë vizitës së tyre në Mbretërinë e Bashkuar për të festuar. Ata organizuan një piknin në oborrin e shtëpisë në Frogmore Cottage me miqtë e ngushtë dhe familjen.
Zëdhënësi i çiftit ka deklaruar se festa ka qenë rastësore dhe private, ndërsa fotografia është realizuar nga një mik i përbashkët i tyre.
Sipas The Guardian, Harry dhe Meghan ishin jashtëzakonisht të prekur nga urimet e panumërta për ditëlindjen për vajzën e tyre dhe kanë mbetur të mahnitur kur mësuan se njerëzit në mbarë botën kishin dhënë ndihma financiare.
Në nder të saj janë mbledhur më shumë se 100,000 dollarë (80,000 £) për Kuzhinën Qëndrore Botërore, e cila ofron ushqime për të përballuar krizën humanitare në Ukrainë.
Çifti tani është kthyer në shtëpinë e tyre në Kaliforni, pasi qëndruan për disa ditë në Mbretërinë e Bashkuar.