Juristi Romeo Kara ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e quajti sot të rrjedhur avokat Spartak Ngjelën.
Kara i numëron ‘një për një’ Berishës sesi i ka deleguar detyra të rëndësishme Ngjelës sa herë që e ka ndjerë veten të rrezikuar.
“Cfare t’i thuash ketij shakatori?
Kur dridhej nga frika ne 1997, Ngjelen e delegoi Minister Drejtesie ne Qeverine Fino.
Me pas e shfrytezoi si zerin kryesor te opozites, kur PS ishte ne pushtet pergjate 1997-2005 dhe me vone e kandidoi per kryetar bashkie ne Tirane dhe per deputet ne Kuvend.
Nese eshte e vertete ajo cfare thote per Ngjelen, perse u tall me partine e tij, kuvendin dhe popullin e tij duke ia ofruar si vlere atë?”, shkruan Romeo Kara.