Nga Plator Nesturi
Edhe 16 marrëveshje të reja qeveritare me Kosovën ndërkohë që janë nënshkruar mbi 160 të tilla që nga formimi i saj si shteti më i ri në Ballkan. Dje në Prishtinë ishte takimi i tetë i përbashkët ku qeveritë e të dy vendeve zhvillojnë seanca të përbashkëta pune me fokusim ndëthurjen e politikave të përbashkëta si në çështjet ekonomike ashtu dhe përafrim reciprok në të drejta të qytetarëve këndej dhe andej kufirit shtetëror. Gjithsesi, ajo çfarë ra më së tepërmi në sy është se takimi i rradhës Kosovë – Shqipëri, kësaj rradhe ishte më së tepërmi protokollar. Kortezia dhe shtrëngimi me politesë i duarve ka kohë që kanë zëvendësuar përqafimet dhe atmosferën vëllazërore, me të cilat jemi mësuar në përshfaqjet e takimeve të shkuara me kryeministrat e ndryshëm të Kosovës e ku i pandryshuar mbetet Rama, për sa kohë ka nisur kjo praktikë e mbledhjeve të përbashkëta qeveritare.
Është lehtësisht evidente të mendosh se kortezia është vetëm një zhguall respekti që vesh ftohtësinë midis palëve. Dhe Kurti as nuk e fshehu këtë fakt. Ndonëse ish i zoti i shtëpisë ku zhvillohej ziafeti i dy qeverive, kryeministri i Kosovës bëri sqimatarin e përkorë brenda kornizës të kortezizë, duke mos dalë përtej “normave protokollare” . E njëjtë kjo sjellje që do të ish me përfaqësuesit e Tunizisë apo Islandës, vende me të cilat nuk është se ndan gjuhë e histori të përbashkët. Në të gjitha rastet, kjo ftohtësi nuk mund ti vishet produktit që solli tryeza e përbashkët qeveritare Tiranë – Prishtinë.
Përkundrazi, marrëveshjet ishin me rëndësi reciproke duke prekur fusha dhe sektorë të ndyshëm të ekonomisë si dhe një lehtësim të mëtejshëm të lëvizkes së lirë të qytetarëve gjatë përiudhës së turizmit dhe në festat kombëtare. Për të shkuar më tek dhe në projektin e përbashjët të rëndësishëm për lidhjen hekurudhore nga Porti i Durrësit në Portin e Thatë në Prishtinë që do të sjellë rritjen e volumeve të transportit e të mallrave midis dy vendeve në shërbim të bisneseve dhe qytetarëve. Të gjitha këto pra, janë arritje dhe avancim në përfitimet reciproke e për më tej, dhe jo shkas për antagonizëm. Arsyet janë të tjera dhe nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve.
Ballkani i Hapur me dy qëndrimet e ndryshme të dy lidërve të Tiranës dhe Prishtinës do të dukej si shkaku themeltar i pozicionimeve të kundërta dhe gjuhës së ftohtë që përdorin midis tyre. Por vetëm kaq do të ish një arsyetim semplist, aq më tepër kur si politikanë ballkanas që janë, më së tepërmi prevalon protagonizmi sesa parimi, dhe më shtytëse janë arsyet personale sesa mendja e ftohtë politike. Dhe ftohtësia midis Kurtit e Ramës daton herët, që nga koha e qeverisë së parë Kurti, të cilit iu krijua idea se për rrëzimin e qeverisë së ti prapa ishte Rama dhe po ashtu, është Rama sot që kërkon rrëzimin e tij pse nuk po i bashkanigjet për nismën e Ballkanit. Ishte kjo paranojë e Kuriti që të jetë kontrapunt në çdo inisiativë që lind si fillesë nga Tirana zyrtare dhe jo kund tjetër dhe madje ta shtyjë kryeministrin kosovar të bëjë një gjest “ jo aq protokollar” kur mori pjesë dhe votoi në zgjedhjet e 25 prillit gati si pjesë e koalicionit opozitar.
Ndonëse qëndrimet e ndryshme mbi rajonin dhe dhe politikën ballkanike nuk cënojnë marrëdheniet bilaterale, siç u shpreh Kurti pas mbledhjes së dy qeverive, kjo klimë e acartë duket se lë pasoja dhe në mbarëvajtjen e arritjeve që ka shënuar çdo qeveri në marrëdhëniet e përbashkëta. Kurti nuk është iniciatori apo themeluesi i kësaj praktike të mbledhjeve qeveritare. Këtë praktikë ai e ka të trashëguar nga të tjerë kryeministra të Kosovës të cilët i kanë dhënë pathos dhe jo kortezi protokollare. Ndaj nëse dëshirohet të ecet së bashku dhe përpara, së paku në rrafshin reciprok, kjo nuk do të ketë sukses nëse je me vëmendje të shtuar për të qenë dyshues e për të dalë kundër çdo inisiative që vjen nga Tirana. Ca më tepër kur hir protagonizmi tentohet që jë ideje për interesat të përbashkëta të rajonit e që lidhen me ekonominë, ta fusësh në mënyrë të theshtuar në hullinë e marrëdhënieve me Serbinë. Është shumë e lehtë të përpunosh opinionin publik me ndjeshmërinë ndaj Serbisë për përfitime politike imediate, por kjo nga ana nuk të bën lider për të qenë në lartësinë e detyrës për ti shërbyer qytetarëve të tu, në një kohë krizash dhe kur shumë vende të Evropës po shohin ngushtësisht interesat e tyre dhe që mund ti lënë në ndonjë cep interesat e vendeve të vegjël.
Dhe për fat të keq është Kosova që mbetet vendi më i izoluar në Evropë. Jo për faj të saj. Është vendi ku të rinjtë janë më të izoluar nga baballarët e gjyshërit e tyre, që dikur nuk kishin nevojë të kishin viza. Në kushte të tilla, kur si ekonomia por dhe shoqëria janë goditir kaq keq, qoftë edhe prej burokracisë së Brukselit, më së paku qeveria e tij duhet të jetë në lëvizje gjithë kohën për të përcapur në çdo tryezë të mundshme për interesat e vendit të vet. Dhe meqë qeveria Kurti as nuk ka ndryshuar mendje dhe i rri larg inisiativës së Ballkanit, me të drejtë lind pyetja: nëse ka ndonjë inisiativë tjetër politike a ekonomike ndërkombëtare, apo mbetet sërish në pritshmëri që gjithçka tia sjellë të gatshme e të qëruar Brukseli? E vetmja lëvizje dhe të vetmet marrëveshje të saj këto kohë janë ato me Shqipërinë. I vetmi eveniment qeveritar dhe hapa konkretë që kontribuojnë në ekonominë e Kosovës dhe tek qytetarët e saj, ishte kjo e zhvilluar dje në Prishtinë. Nuk di të ketë marrëveshje të reja prej kohësh me ndonjë shtet tjetër, përfshirë fqinj të saj, siç është Maqedonia e Veriut, apo dikush tjetër. Megjithatë zoti Kurti , vijon të jetë shumë protokollar ndonëse dorën që i shtrin Tiranës e bën pa dëshirë…