‘Mbreti i Rërës’, Rafael Nadal ka fituar një tjetër titull ‘Grand Slam’.
Titulli i 22 Grand Slam për Rafael Nadal vjen pas triumfit në Roland Garros (për herë të 14).
Ai mposhti në finale norvegjezin Casper Ruud, me rezultatin 3:0 në sete (6:3, 6:3 dhe 6:0).
Nadal kaloi nëpër filtrat e Zverev e Djokovic, para se të vinte në finalen e madhe.
Spanjolli është tenisti me më shume tituj Grand Slam të fituar – tashmë 22.
Nadal kurrë nuk ka luajtur në pesë sete në finale të Roland Garros, duke fituar shtatë herë në katër sete dhe pjesën tjetër në tri.