Përfaqësuesi Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se që nga fillimi i luftës në Ukrainë Bashkimi Evropian ka qenë më i hapur ndaj procesit të zgjerimit.

“Nëse e shihni sa përparim ka bërë Shqipëria, sa po luftojnë Maqedonia e Veriut dhe Serbia dhe Mali i Zi tani koha e humbur duhet kompensuar. Lufta në Ukraine tregoi se zgjerimi i BE-ëe është proces teknik, jo politik, gjegjësisht se bazohet në vlera të përbashkëta. Ky është një moment të favorshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por zgjerimi nuk do të ndodhë vetvetiu”.

Ai tha se BE-ja e sheh rajonin e Ballkanit Perëndimor si pjesë të familjes evropiane. Mali i Zi është vendi më i avancuar nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Ky shtet hapi kapitullin e fundit në qershor të vitit 2020.