Raportuesit për Shqipërinë në CDU-në gjermane, Peter Beyer gjatë një konference për shtyp tha se partia e tij do të ketë të njëjtën qëndrim si SHBA në raport me Berishën.
Ai theksoi se SHBA-të janë aleati më i mirë i Gjermanisë dhe për rrjedhojë do të mbahet i njëjti qëndrim për non grata me të cilët nuk do të ketë bashkëpunim.
Beyer: Kur bëhet fjalë për partinë opozita kemi bërë biseda për të identifikuar situatën. Unë nuk jam këtu për të marrë anën brenda PD-së apo njërës dhe tjetrës anë, ama ashtu sikurse aleatët tanë Amerikane kemi të njëjtën këndvështrim. Nuk ka asnjë diferencë për një person që është emërtuar non grata. Edhe ne e kemi të vështirë që të krijojmë një bashkëpunim me të.