Ministri i Jashtëm i Rusisë ka paralajmëruar Perëndimin, duke thënë se po vendoset një “perde e re e hekurt” po vendoset me Rusinë.
“Praktikisht tashmë po vendoset. Le të sillen me kujdes”, tha Sergej Lavrov për vendet perëndimore gjatë një konference për shtyp.
Termi “perde e hekurt” përdoret për të përshkruar kufijtë politikë që ndanë kontinentin evropian në vitet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë në 1991, kur u përballën Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara.