Ngjarja makabre e ndodhur në Spanjë, ku nëna shqiptare dhunoi për vdekje djalin e saj dy vjeç, ndërsa binjaku i tij përfundoi në spital, tronditi opinionin publik.

Së fundmi mediat spanjolle kanë publikuar detaje të reja rreth kësaj ngjarjeje.

Autopsia e djalit dy vjeçar ka hedhur dritë rreth kësaj ngjarjeje.

Sipas autopsisë i mituri ka lëndime në kokë dhe shenja mbytjeje që janë shkaktuar nga dhuna e ushtruar nga nëna.

Sipas raportit të parë të autopsisë të djalit, konfirmon se ka pasur lëndime të ndryshme të cilat tregojnë edhe keqtrajtimin.

Po ashtu sipas mjekëse janë identifikuar edhe shenja në qafë , për të cilat ka dyshime se fëmija ka pasur asfiksi si edhe hemorragji të brendshme dhe lëndime të ndryshme në kafkë.

Ndërkohë në deklaratën para policisë, gruaja nuk e ka pranuar vrasjen e djalit të saj.

Ndërkohë mediat spanjolle e kanë identifikuar gruan shqiptare si Hatixhe Kamxhiu, e cila jetonte në qytetin Bigastro, Alicante.

Nga ana tjetër dëshmia e vajzës 8-vjeçare të shqiptares e bën edhe më të rëndë ngjarjen, pasi sipas saj nëna e ka lënë djalin pa ndjenja duke e mbytur me peshqir.

Kujdestarinë e vajzës e ka i ati, pasi ishte ndarë nga 32-vjeçarja . Vajza e vogël e kishte shkuar të takonte nënën në fundjave ku edhe ka parë skenën e tmerrshme , shkruajnë mediat spanjolle.