Kryeministri Edi Rama është shprehur se BE është rrëmbyer nga Bullgaria e cila nuk do të heqë veton ndan Maqedonisë duke bllokuar kështu edhe çeljen e negociatave për vendin tonë.
Me anë të një postimi në Twitter, Rama tha se liderët e Serbisë, vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut, kanë diskutuar gjatë nëse duhet të marrin pjesë në samitin e ardhshëm apo jo.
“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, ka shkruar Rama në Twitter.