Analisti Lorenca Vangjeli ka komentuar në emisionin ‘Studio Live’ kandidaturën e presidentit të ri të vendit. Analisti Vangjeli, thotë se ka bindjen e thellë se Gjeneralmajor Bajram Begaj është presidenti që duam dhe që na duhej

Analisti Lorenca Vangjeli ka komentuar në emisionin ‘Studio Live’ kandidaturën e presidentit të ri të vendit. Analisti Vangjeli, thotë se ka bindjen e thellë se Gjeneralmajor Bajram Begaj është presidenti që duam dhe që na duhej.

‘Ndërkohë që kryeministri Rama po lexonte emrin, e mora në telefon dhe e urova, rastësia ndonjëherë sillet si domosdoshmëri ai u ndodh përpara zyrave të Report Tv, bëmë foton e parë me kandidatin presidencial. Ndihem mirë se kam bindjen të thellë se Gjeneralmajor Bajram Begaj është presidenti që duam dhe që na duhej. Ky është nga të pakta vendime të Rames që është absolutisht i paqortueshëm përkundrazi i lavdërueshëm dhe që vlen të duartrokitet, besoj se është një lajm i mirë për të gjithë ne.’- tha Vangjeli.
I pyetur nëse emri ka dalë vërtetë nga PS apo ka ardhur nga përtej Oqeani. Gazetari tha se ky është një emër që do të gëzonte dhe konsensusin nga përtej oqeanit.