Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ofrojnë Ukrainës një sistem të avancuar të mbrojtjes raketore me rreze të mesme dhe të gjatë. Lajmi u dha nga presidenti Joe Biden i cili nga Gjermania tha se Kievi ka kërkuar sisteme raketore anti-ajrore Nasams nga Uashingtoni.

Ndërkohë pas sulmit me raketa në Kiev, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky doli me një mesazh drejtuar bjellorusëve që të mos përkrahin Vladimir Putin. Në orët e fundit, është rritur frika se Minsku mund t’i bashkohet Moskës në agresionin kundër Ukrainës.

Kurse G7 që u mblodh dje diskutoi për forcimin e sanksioneve kundër Putinit për shitjen e arit dhe çmimin tavan të naftës.