Në një deklaratë pas përfundimit të samitit të NATO-s, presidenti francez Emmanuel Macron tha se mbështetja për Ukrainën nuk mund të ndalet, shkruan BBC.
“Lufta e Ukrainës është lufta e Bashkimit Europian dhe NATO-s”, shtoi ai.
Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nuk dëshiron të spekulojë se për sa kohë Ukraina do të ketë nevojë për mbështetje. Ai i quajti “qesharake” komentet e Putinit për imperializmin e NATO-s, duke shtuar se askush nuk mund të thotë se çfarë do ta bënte presidentin rus t’i jepte fund luftës në Ukrainë.