Presidenti francez Emmanuel Macron tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk mund të jetë e vetmja përgjigje për stabilitetin e vendeve fqinje si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

Macron theksoi rëndësinë e ndërtimit të një komuniteti më të gjerë politik evropian për të bashkëpunuar mbi çështje kyçe si mbrojtja dhe siguria, të cilat nuk do të zëvendësonin aderimin në bllok.

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen në fund të qershorit në Bruksel për të diskutuar aplikimet për kandidaturë të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Ky do të jetë samiti i fundit i BE-së i mbajtur nën presidencën franceze.

“Roli im është të krijoj konsensus”, tha Macron.

Presidenti francez ka shtuar se Franca ka marrë gjithashtu iniciativën për të udhëhequr Platformën Evropiane të Mbështetjes së Moldavisë, e cila i premton vendit të Evropës Lindore 650 milionë euro ndihmë.