Deputeti socialist, Pandeli Majko ka uruar ditëlindjen e Partisë Socialiste. Kjo forcë politike kujton sot 31-vjetorin e themelimit.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Majko ka zgjedhur një foto të Fatos Nanos dhe Dritëro Agollit për të përcjellë mesazhin e tij në këtë ditë të rëndësishme për socialistët.
“Shumica e jetës së njeriut, është veprimtari plotësuese. Ka çaste, kur rastësia kthehet në diçka të përsosur, siç ishte 12 qershori i 31 viteve më parë.
Gëzuar ditëlindjen Familja ime, Partia Socialiste!’ shkruan Majko.