Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes për energjinë në Veri, mes Serbisë dhe Kosovës.

Përmes një mesazhi në Tiwtter Rama thekson se kjo është rruga e duhur, pasi të tjerat janë humbje kohe duke gënjyer veten.

REAGIMI I RAMES

Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!

Kjo marrëveshje u mirëpriti edhe nga Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka përgëzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pasi dy delegacionet e dy vendeve arritën dakordësinë për për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në Bruksel.