Ministri i Drejtësisë u është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ka deklaruar më herët gjatë ditës së sotme se në dëshmitë e tyre anëtarët e bandave kanë dhënë emra ministrash dhe deputetesh të PS. Për këtë arsye tha ai po pengohet marrëveshja e ekstradimit me vendet e Beneluksit.
Duke folur nga Parlamenti, Ulsi Manja e pyeti Berishën sesi ka mundësi që informacione të tilla kalojnë për parë nga zyra e kreut të PD-së dhe jo nga ajo e ministrit të Drejtësisë. Po ashtu, ministri tha se me secilën nga vendet e Beneluksit marrëdhëniet Shqipëria e i ka të shkëlqyera.
“Se di si paska shkuar më parë në zyrën e Berishës, dhe jo në atë të ministrit të Drejtësisë. Sot nuk ka asnjë pengesë, në fushën e bashkëpunimit gjyqësor, as me Belgjikën, as me Holandën e Luksemburgun. Por është në nivelet më të kënaqshme të mundshme. Me Belgjikën kemi një marrëveshje dy-palëshë për transferimin e të dënuar.
Kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe nuk ka asnjë kërkesë nga këto shtete për asnjë ekstradim, në momentin që do ketë, do t’i nënshkruajmë me kënaqësi. Kur s’ke votues që t’u qash hallin do merresh me ekstradimet.”