Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur me ceremoni zyrtare. E shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, kryeministrja e Finlandës përshëndeti ministrat Niko Peleshi dhe Olta Xhaçka.

Më pas u përshëndet kryeministri Edi Rama me delegacionin e Finlandës. Rreth orës 11:45 kryeministri Edi Rama do të ketë një deklaratë për shtyp me kryeministren e Finlandëz, Sanna Marin.

Një ditë më parë, Sanna Marin ishte në Shkup në një vizitë një ditore ku u takua me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Kujtojmë se Finlanda ka aplikuar për anëtarësim në NATO për t’u mbrojtur nga rreziku i agresionit rus.