Hungary's Prime Minister Viktor Orban speaks, during a plenary session of the Visegrad Four or V4 and UK, hosted by British Prime Minister Boris Johnson, at Lancaster House, in London, Tuesday, March 8, 2022. The Prime Ministers of UK, Poland, Slovakia, Czech Republic and Hungary met in London to discuss European security, Ukraine and the looming energy crisis. (Leon Neal/Pool Photo via AP)

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka pasur një korrespondencë me ish-Kryeministrin dhe ish-Presidentin e Shqipërisë dhe aktualisht kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, duke e falënderuar për urimet, pas fitores në zgjedhjet parlamentare në Hungari.

Në letërkëmbim, kryeministri Orban ka theksuar se kjo fitore e tij është një garanci për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të Hungarisë, por edhe një qëndrim kurajoz për paqen dhe sigurinë e vendit.

Orban ka kujtuar edhe vizitën e ish-kryeministrit dhe të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në Budapest në vitin 2014, duke vlerësuar maksimalisht shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje të caktuara që përcaktuan fatin e dy vendeve mike.

Kryeministri hungarez e ka siguruar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha që do të mbetet i angazhuar për të mbrojtur vlerat e përbashkëta kristiano-konservatore dhe për të zhvilluar marrëdhëniet shqiptaro-hungareze në të ardhmen.

Gjithashtu Orban i ka uruar Berishës suksese në detyrat e tij të reja me përgjegjësi të larta.

Më poshtë letra e z. Viktor Orban.
” I dashur Zoti President,

Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time për urimet tuaja pas fitores sonë në zgjedhjet parlamentare në Hungari.

Jam krenar që qytetarët hungarezë kanë shprehur besimin e tyre në një qeverisje të pavarur bazuar mbi vlera kombëtare dhe na kanë nderuar me besimin e tyre për të pestën herë tashmë. Besoj që ky mandat i fortë nuk është vetëm një garanci për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të Hungarisë, por është gjithashtu një qëndrim kurajoz për paqen dhe sigurinë e vendit tonë.

Ishte një nder t’ju prisnim në Budapest në vitin 2014 dhe të shkëmbenim pikëpamje mbi çështje që përcaktuan fatin e vendeve tona. E vlerësoj vërtetë miqësinë e hapur dhe të sinqertë që ju keni treguar kundrejt Hungarisë dhe popullit hungarez prej shumë vitesh tashmë. Ju siguroj që do të mbetemi të angazhuar të mbrojmë vlerat tona të përbashkëta kristiano-konservatore dhe të zhvillojmë gjithashtu marrëdhëniet shqiptaro-hungareze në të ardhmen.

Ju uroj shëndet dhe shumë sukses në detyrat tuaja me përgjegjësi të larta.

I juaji me sinqeritet,
Viktor Orban