Më shumë se 2 mijë pushues, mes tyre 450 turistë të huaj, janë shërbyer në kohë, me cilësi dhe pa pagesë në qendrat shëndetësore të hapura posaçërisht për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve përgjatë sezonit turistik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se në 29 qendra shëndetësore në zonat turistike bregdetare dhe malore garantohet shërbimi shëndetësor me mjekë dhe infermierë të kualifikuar.

“Urgjenca Kombëtare është në gatishmëri për çdo emergjencë shëndetësore”, theksoi ajo në rrjetet sociale.