Këngëtarja e njohur Fifi duket se është e përfshirë marrëzisht në dashuri me Adis Patushin.
Ajo i është drejtuar me disa fjalë të dashurit ku mes tyre ka tërhequr vëmendjen një shprehje, e cila është komentuar së shumti.
“M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty” – shkruan ndër të tjera Fifi.
Fifi dhe Adisi u lidhën me njëri-tjetrin, sapo këngëtarja doli nga shtëpia e Big Brother, ku ajo nuk pati një eksperiencë të mirë.
Postimi i plotë i Fifit:
Përtej dashnisë ! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty do të dedikoj veten . M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashnia që e kërkova për vite me rradhë. Të dua!