Presidenti Ilir Meta ka zbuluar ditën e sotme se nuk ka pasur asnjë komunikim me kryeministrin Edi Rama dhe ish kryeministrin Sali Berisha para firmosjes së dekretit për lirimin e Bajraam Begajt nga post i shefit të shtabit të FA.
Meta tha se ka folur vetëm me ministrin e mbrojtjes dhe me deputetë të tjerë të PD, ndërsa shtoi se vonesa nuk do zgjidhte asnjë punë.
“Presidenti do zgjidhej nga kjo maxhorancë. Nuk kam pasur ndonjëherë ndonjë iluzion. Sot kemi ligjet për të bërë detyrat në përputhje me kushtetutën. Unë nuk kam pritur asnjë proces normal sepse këtu nuk ka pasur normalitet me çështjet e tjera.
A ka pasur gjë normale që opozita të ikë nga parlamenti dhe a ka pasur gjë normale që të bëhen zgjedhjet me një parti? Çfarë do zgjidhte punë në këtë rast vonesa. Nuk ka asnjë lidhje. Nuk kam pasur asnjë komunikim me kryeministrin por vetëm me ministrin e mbrojtjes.
Ka pasur komunikim zyrtar. Dekreti nuk është bërë në Stamboll. Zyra që protokollon kërkesat është atje. Zyra që harton dekretin është në presidencë. Kam pasur komunikim me zotin Tritan Shehu sepse ka pasur një debat paraprakisht për çështje nenesh”, tha Meta.