“Nga sot, përfaqësuesit e kompanive ruse nuk mund të hyjnë më në vendet e Parlamentit Evropian”. Kështu njofton nëpërmjet Twitterit presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola.
“Ne nuk duhet t’u japim atyre hapësirë për të përhapur propagandën e tyre dhe për të ndaluar narrativat e rreme dhe toksike për pushtimin e Ukrainës. Ne do të qëndrojmë të bashkuar dhe të fortë kundër autokratëve,” përfundon Metsola.