Dështimi i sontëm i protestës së VMRO ka bërë që Mickoski në fjalimin e tij të përmend edhe shqiptarët duke u munduar të shfaqet si një engjull para tyre, por në anën tjetër në këtë protestë janë shfaqur flamuj rus e me këtë duke përkrahur agresionin rus ndaj Ukrainës.

Ja pjesë nga fjalimi i tij ku përmend shqiptarët:

“I bëj thirrje në veçanti bashkëqytetarëve tanë shqiptarë.
Së bashku duhet të luftojmë për një të nesërme më të mirë!
Dhe nëse ju thonë se VMRO-ja ka qenë arsyeja për gjendjen e rëndë të jetëve tuaja, atëherë duhet t’u thoni qartë në fytyrë se BDI-ja dhe LSDM-ja jua kanë bërë dhjetëfish më të keqe jetën juve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë!
Vetëm shikoni se si bashkarisht e lëshuan debatin për arsyet e djegies së spitalit modular!
Bashkarisht ia kthyen shpinën të vërtetës sikur të bëhej fjalë për tenderë me të cilët çdo ditë po e vjedhin popullin.
Mos i besoni stigmave që hedhin mbi VMRO-në!
Dua t’ju them qartë se të njëjtat qendra që jua hidhërojnë jetën dhe që nuk ofrojnë zgjidhje për asnjë nga problemet tuaja, janë burimi i kësaj propagande negative tek shqiptarët për VMRO-në!
VMRO-DPMNE është parti e hapur!
Ne jemi këtu për të gjithë!
Dhe për shqiptarët!
Dhe për turqit!
Dhe për serbët, vllehët dhe boshnjakët!
Ne jemi këtu për të gjithë qytetarët e grabitur, dhe të poshtëruar të Maqedonisë!
I shtrijmë dorën të gjithëve!
Dhe atyre që emigruan. Kjo është një betejë edhe për ta. Për njerëzit nga Struga dhe rreth Strugës, për rajonin e Mavrovës dhe Rekës, nga Rostusha, Llabunishta, Plasnica, Urviçi, Mogorçe, Otishani, Xhepishti, Kosovrasti e shumë të tjerë nga shumë vendbanime të cilët e duan Maqedoninë pafund dhe janë të detyruar të shkojnë në Itali, Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera. Le ta dijë dhe nëna nga Jelovjani që pret fëmijën e saj dhe ata që nuk i dëgjojnë zërat e fëmijëve në rrugicat në Skudrinje. Ne duhet t’i kthejmë këta njerëz.
Shprehim gatishmëri për të luftuar së bashku për mëngjesin e ri që do të sjellë diellin e ri të lirisë, jetë më të mirë dhe drejtësisi!
Ejani me ne që të luftojmë së bashku!”