Milan dhe Juventus po ndjekin me shumë vëmendje situatën e Christian Pulisic. Lojtari i Chelsea-t është i zhgënjyer për aktivizimin e pakët dhe ka shumë mundësi të largohet nga Stamford Bridge në merkaton e verës.

Sipas Daily Mail, amerikani nuk është i lumtur me trajnerin Thomas Tuchel, i cili e ka aktivizuar shumë pak herë si titullar gjatë sezonit.

Milan dhe Juventus po e monitorojnë me vëmendje situata, dhe duket se janë gati t’i bëjnë një ofertë Chelsea-t në rast se klubi londinez ta nxjerrë në merkato.

Pulisic është transferuar në Stamford Bridge nga Borussia Dortmund për 58 milionë sterlina, por asnjë nga dy skuadrat italiane nuk mund ta ofrojë atë shifër dhe, për rrjedhojë, do të kërkohet të ulet çmimi.

“Dua të luaj më shumë”. Këto kanë qenë fjalët e thëna nga vetë lojtari nga grumbullimi me kombëtaren e Amerikës që kanë ndezur merkaton.

Kuqezinjtë janë në kërkim të një lojtari të nivelit të lartë për të kompletuar mesfushën, ndërsa për bardhezinjtë do të ishte zëvendësuesi i Dybala.