Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka takuar homologun e saj të Finlandës Pekka Haavisto gjatë Samitit të NATO-s në Madrid.
‘Takimi i shkëlqyer me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës Pekka Haavisto gjatë Samitit të NATO-s në Madrid. Shqipëria mbështet plotësisht anëtarësimin e Finlandës në NATO.
E mirëpritur marrëveshja e suksesshme mes Turqisë, Finlandës dhe Suedisë që hap rrugën për anëtarësimin e dy vendeve në aleancë.
BASHKË MË TË FORTË!’- shkruan Xhaçka.