Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në një takim në ambientet e Ministrisë së Arsimit Raportuesen e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos dhe eurodeputetin Andreas Schieder.
“Gjatë takimit me Raportuesen e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, znj. Isabel Santos dhe eurodeputetin z. Andreas Schieder diskutuam rreth ecurisë së reformave të ndërmarra nga ana e MAS në fushën e arsimit dhe sportit në përputhje me rekomandimet e vendosura nga Komisioni Evropian.
Gjithashtu, folëm rreth sfidave të shumta që ka sigurimi i arsimit cilësor dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve, për të cilat më siguroi që do të kemi mbështetjen e pakursyer të Parlamentit Evropian,”- informon ministrja Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale.