Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, uron 1 Qershorin për të gjithë fëmijët.
Në një postim në “Facebook”, ministrja Xhaçka thekson se e sotmja është ditë për të festuar por edhe për të kujtuar pse duhet të punojmë dhe të luftojmë, për një botë më të mirë, më paqësore dhe të sigurtë.
“Gëzuar 1 qershorin të gjithë fëmijëve kudo në botë! E sotmja është ditë për të festuar por edhe për të kujtuar pse duhet të punojmë dhe të luftojmë, për një botë më të mirë, më paqësore dhe të sigurtë”, shkruan ministrja e Jashtme.