Ish-zv.presidenti amerikan Mike Pence, krahu i djathtë i Donald Trump, ka qenë një ditë më parë në Tiranë.

Ai ka takuar muxhahedinët iranianë dhe ka mbajtur edhe një fjalim, ku ka sulmuar Joe Biden se po bashkëpunon me Rusinë.

Pence, një konservator dhe i krishterë i devotshëm, ka qenë një ndër njerëzit me besnikë të Trump.

Por, ashtu si Mike Pompeo që vizitoi Shqipërinë pak javë më parë, shmangu trumpistët e Tiranës, me doktor Berishën në krye, që mendon se me ri-ardhjen në pushtet të Donald Trump, atij dhe familjes së tij do t’iu hiqet damka “non grata”.

Në takimin e Pence, në fakt kanë qenë present Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj, që njihet si përfaqësuesi zyrtar i PD.

Madje ka qenë edhe Monika Kryemadhi, por jo Doktori, edhe pse thotë se është kryetar i PD-së.

Dhe është e sikletshme për të, se mirë këta soristët që i bënë puçin e madh, por duket se edhe trumpistët janë duke e injoruar.

Tani imagjinoni që pas dy vjetësh Donald Trump të rikthehet vërtet në pushtet dhe Doktorit të mos i hiqet ashtu siç shpreson, damka “non grata”.

Do ishte më keq se vdekja, edhe pse deri atëhere, nëse vërtet kjo ndodh, ka kohë të mendojë ndonjë justifikim.

Nëse do të jetë, sigurisht.