Kryeministri Edi Rama ka komentuar vonesën e projektit të satelitëve duke thënë se kanë marrë më shumë kohë për shkak të procedurave, por premton që do të vijnë brenda këtij viti.
“Përmes formalizmit me regjistrin e fermës, regjistrin digjital të fermës dhe vënien në përdorim të dronëve e satelitëve që për shkak të procedurave kanë marrë më shumë kohë sesa e kishim parashikuar, do të vijnë brenda këtij viti dhe me faturat, naftën do ta marrësh por duhet të sjellësh faturat”, tha Rama.