Duke komentuar emrat e qarkulluar në media si kandidat të mundshëm për President, nga Ardian Dvorani, Majlinda Bregu, Leka Zogu, Përparim Kalo, analisti Mustafa Nano veçoi Bregun për të cilën tha se mund të trazojë opozitën për ca kohë.
Ndërsa për Leka Zogun e përjashtoi, duke e cilësuar si personazh që nuk e njeh njeri dhe se në kokën e tij ka monarkinë, teksa për Ardian Dvoranin e përjashtoi totalisht.
I pyetur nëse personalisht ka një personazh të preferuar, Nano foli për një numër njerëzish që mund ta bënin shumë mirë punën e Presidentit, madje edhe brenda klasës politike.
“Do vija prapë Alfred Moisiun, ai mbahet akoma. Ka dhënë prova. Majlinda Bregu është personazh që mund të shkonte shumë mirë.
Edhe Mimi Kodhelin e shoh shumë të përshtatshme, ka dhe kandidatura nga opozita që të jenë të përshtatshme”, tha Nano.