“Sunny Hill” do të mbahet këtë vit në Tiranë! Ky lajm solli reagime të shumta nga VIP-at, ku edhe këngëtarja Vesa Luma postoi një Instastory duke shkruar disa fjalë.
Ajo shkroi se këngëtarja Dua Lipa është një thesar si dhe ne nuk e meritojmë atë, as Dukagjin Lipën dhe as festivalin e njohur.
Vesa theksoi se “Shqipëria i ka vlerësuar gjithmonë artistët ndërsa Kosova merret paraprakisht me inatet e tyre personale”.
Por ja çfarë ka shkruar Vesa Luma: “Dua është thesar! Në vend se me ja fal tokën (dhe jo vetëm aq) për vendin që aq shumë e ka promovuar ..i mohohet! Ne nuk e meritojmë as Duan as Dukagjin Lipa as një festival si SunnyHill! Për Tiranën mundeni me thënë cfarë të doni tani, BINGO për rastin , edhe e ka “hallall” Shqiperia gjithmonë ka dite me i vleresu artistat dhe i ka pranu me zemer te hapur,perderisa ne Kosove jane marr paraprakisht me inate personale! #dorennezemer”.
Më herët, në një njoftim u publikuan dhe detajet për festivalin që do zhvillohet në Tiranë.
“Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë. Ne duam të informojmë të gjithë mbajtësit tanë të biletave se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim”, thuhej në njoftimin zyrtar.