Presidenti Francez është shprehur i bindur se është gjetur një kompromis në lidhje me zgjidhjen e konfliktit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, zgjidhje e cila do t’i hapë rrugën edhe nisjes së negociatave edhe me Shqipërinë.
Në një konferencë për shtyp Macron tha se kryeministri dhe presidenti I Bulgarisë kanë konfirmuar që janë dakord më propozimin francez.
“Sa i përket Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ka pasur diskutime serioze natën mes të martës dhe të mërkurës.
Në bazë të këtyre diskutimeve, jam i bindur se është gjetur një kompromis që plotëson ndjeshmëritë e të dyja palëve. Besoj shumë se është në interes të të dyja palëve, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, që është e pranueshme për të gjithë dhe shpresoj që në ditët në vijim të dyja palët ta konfirmojnë. Në fakt, presidenti dhe kryeministri i Bullgarisë, konfirmuan se janë dakord me propozimin francez dhe se do të ketë disa diskutime të mëtejshme në ditët në vijim në Shkup.
Kjo do të sjellë sigurinë, parashikueshmërinë dhe durimin që e kaluara mund të kapërcehet. Ky është një ‘trajtim’ për frymës evropiane dhe shpresoj shumë që kjo të na mundësojë të punojmë për të ardhmen evropiane,” u shpreh Macron.
Duket se ajo që u paralajmërua pak orë më parë nga Kryeministri Edi Rama i cili pas bisedave intensive me liderë europianë në Samitin e NATO-s në Madrid u shpreh se së shpejti pritet një lajm i mirë, po ndodh. Heqja e vetos bullgare që mbahet peng nga ngërci mes Sofies dhe Shkupit i hap rrugën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për celjen e negociatave të dy vendeve me BE.