I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur me negociatat e anëtarësimit në BE.
Sipas tij problemi qëndron brenda unionit.
“Unë duhet ta pranoj ama me sinqeritet që problemi qëndron me palën tonë – me Bashkimin Europian – pasi ne nuk kemi ende konsensus me të gjithë bllokun,” – tha diplomati.
Lajçak theksoi se janë duke punuar shumë për ta pasur këtë bashkim mes vendeve anëtare.