Nuk mund t’i takonte askujt tjetër përveç Neymar-it që të dilte në mbrojtje të një kolegu të pezulluar sepse mori pjesë në një ditëlindje pas një humbje.

Po flasim për atë që ka ndodhur te Fortaleza me futbollistin Lucas Crispim, i cili ka festuar ditëlindjen e tij me miqtë dhe familjen.

Një vendim ky që ka bezdisur klubin sepse ka ardhur pas një humbje të pësuar nga skuadra kundër Avai-t. Në kanalet zyrtare të skuadrës braziliane, në fakt, ka ardhur lajmërimi për pezullimin:

“Atletët kanë të drejtë të dëfrehen. Megjithatë, duhet të dinë se ka mënyra të përshtatshme për ta bërë këtë. Lojtarët profesionistë përfaqësojnë klubin, dhe institucioni duhet respektuar, veçanërisht në momentet e vështira”.

Fjalë, ato të Fortaleza-s, që nuk janë pëlqyer aspak nga Neymar, i cili ka vendosur t’i dalë në mbrojtje kolegut të tij me një mesazh në Twitter:

“Ke humbur… nuk mund të festosh ditëlindjen e gjyshes tënde, djalit tënd, gruas tënde dhe mbi të gjitha ditëlindjen tënde. Nuk është e lehtë të jesh një atlet. ‘Mund të jesh i lumtur vetëm pasi të kesh mbaruar karrierën’, çfarë çmendurie”, ka shkruar O’Ney.