Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga biseda me homologen nga Finlanda, Sanna Marin që ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë.
“Duke qenë një vend që ka pasur në të shkuarën rëndësinë që të nxjerrë më shumë mësime, mendoj që ka dhe një zë shumë të respektueshëm për të kuptuar se sa e rëndësishme është rezistenca dhe lidhja që disa duan të bëjnë mes asaj që ndodhi në Ukrainë dhe asaj që mund të ndodhë nesër diku tjetër. Ballkani është një hallkë e dobët, delikatë. Për këtë arsye, eksperienca dhe fjala e Finalndës ka shumë rëndësi për të githë komunitetin.
Folëm për atë që vjen, për çeljen zyrtare të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. I thashë që nuk pres asgjë nga ky Këshill, por ndërkohë Finlanda po përpiqet që ta clirojë procesin. Për këtë jemi shumë falënderues. Ne e mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Në cdo aspekt janë një vlerë e shtuar e aleancës dhe dyert e aleancës duhet të jenë të hapura për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë. Ne ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë një gjë për Finlandën.
Në fund, kam dëshirën t’i uroj cdo të mirë. Shpresoj që vizita, edhe pse e shkurtër ta bëjë kryeministren të vijë me vajzën dhe bashkëvuajtësin”, tha Rama.