Kryeministri Edi Rama u shpreh se nga sot Bajram Begaj i propozuar nga si kandidat për president, është sot ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm
“Kandidatura e përzgjedhur prej nesh besojmë që rezonon me të gjitha atë pjesë të popullit tonë që jeton normalisht dhe që punon normalisht,. Beson tek puna dhe tek merita, integriteti dhe respekti për njerëzit. Këto janë tipare që i karakterizojnë figurat e përfshira në jetën aspak të lehtë të Forcave tona të Armatosura. Shefi i Shtabit të përgjithshëm i cili nga sot, është ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, nuk bën përjashtim. E mbyll duke shprehur kënaqësinë për cilësinë dhe rendimenti e mbledhjes së djeshme të Kryesisë së PS sepse ndryshe nga çfarë parashikonte edhe vetë sekretari i Përgjithshëm, proces i diskutimi ishte i hapur dhe nuk pati asnjë kundërshtim, por u morën në konsideratë të gjitha kandidaturat.”, tha ai.