Firmosja e dekretit të Presidentit llir Meta nga Stambolli për të liruar nga detyra Bajram Begajn, i cili një ditë më parë u votua si Presidenti i ri i Shqipërisë ka ngjallur shumë debate.

Avokat Spartak Ngjela ka shpjeguar juridikisht pse dekreti është bërë dhe është firmosur në territorin e Republikës së Shqipërisë, edhe pse fizikisht kreu i Shtetit ndodhej jashtë vendit.

Reagimi i plotë:

Dekreti i Metës për shkarkimin e gjeneralit Barjam Begaj, edhe pse Meta është jashtë Shqipërisë, juridikisht dekreti është bërë dhe është firmosur në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sepse akti juridik është kryer në ambasadën e Shqipërisë në Turqi.

Çdo territori i ambasadës shqiptare në çdo vend të huaj është ekstraterritor i shtetit shqiptar.

Asnjë normë kryesore të së Drejtës Ndërkombëtare nuk njohin injorantët që kanë drejtuar Shqipërinë, kur thonë se Presidenti Meta e ka firmosur dekretin e tij dje, jashtë territorit shqiptar.

Ç’janë këta injorantë që nuk e njohin ekstraterritorialitetin si normë kryesore të së Drejtës Ndërkombëtare!

Çdo territori i ambasadës shqiptare në çdo vend të huaj është ekstraterritor i shtetit shqiptar. Dhe çdo ambasadë e huaj me selinë e vet në Tiranë, nuk është juridikisht territor shqiptar, sepse ajo ka ekstraterritorialitetin e shtetit që e ka dërguar.

Është kjo normë e së Drejtës Ndërkombëtare që u jep diplomatëve imunitetin diplomatik.

Kjo është në fakt e Drejta Ndërkombëtare.

Edhe ambasada e Shqipërisë në Turqi, juridikisht, është ekstraterritor i shtetit shqiptar.

Na turpëruan ndërkombtarisht këta injorantë që nuk njohim normën kryesore të së drejtës ndërkombëtare.

Po pse, ju mendoni se hyrja e shqiptarëve në ambasadën gjermane në vitin 1989- 1990 dhe që nuk shkoi Sigurimi i Shtetit dhe Ramiz Alia t’i merrte këta persona, ishte mëshira e Ramizit? Hahahaha

Jo ore jo, se Ambasada Gjermane në Tiranë, me ekstraterritorialitet, quhet ekstraterritor gjerman në Shqipëri dhe është nën juridiksionin e Gjermanisë. Shkelja me dhunë e këtij territorit është gjendje lufte.

E pra, dekreti i Presidentit Ilir Meta për shkarkimin e gjeneralit Bajram Begaj është ndërmarrë si akt juridik në ambasadën e Shqipërisë në Turqi, prandaj, juridikisht, Presidenti ka qenë në një ekstraterritor shqiptar. Domethënë gjatë firmosjes së dekretit të tij, juridikisht, ai ka qenë në Shqipëri.