Deputetja liberale gjermane nga partia FDP (Partia e Lirë Demokratike), ka reaguar pas qëndrimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me pavarësinë e Kosovës.
“Vuçiç tregon se nuk i kushton rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin(Kosovën) dhe tonet e ashpra nga Beogradi rënduan gjithashtu situatën tashmë të tensionuar mes dy vendeve”, është shprehur ajo.
Ajo ka shtuar se fakti që presidenti serb është duke shtuar bashkëpunimin me Moskën dhe nuk po vendos sanksione pas agresionit të nisur në Ukrainë, është një qëndrim totalisht i kundërt me atë të unionit.
“Fakti që Vuçiç po rrit bashkëpunimin me Kremlinin dhe po i reziston sanksioneve ndaj Rusisë është diametralisht i kundërt me politikën e jashtme të BE-së. Negociatat me Serbinë për pranimin në BE tani duhet të ngrihen menjëherë”, tha ajo.