Në Bruksel do të nisë sot punimet samiti dyditor i 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ku do diskutohet mbi procesin e zgjerimit dhe çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Me sy dhe veshë nga selia e unionit do të jenë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat prej 2014 kur morën statusin e vendit kandidat presin çeljen e dritës jeshile për negociatat, por edhe Kosova, e cila pret një vendim pozitiv për liberalizimin e vizave.
Ndërkohë mësohet se takimi i liderëve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor fillon në orën 9:30 në ndërtesën e Këshillit Evropian.
BE-ja njoftoi se presin shkëmbim të mendimeve me partnerët e Ballkanit Perëndimor për mundësitë për forcimin e procesit të anëtarësimit, përkatësisht përshpejtimin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.