Një festival dedikuar librit dhe të rinjve ka nisur në kryeqytet në kuadër të titullit Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Më plot të rinj, poezi, muzikë dhe nga një gotë verë, të rinjtë shijuan një natë poetike te Shtëpia Studio Kadare në kryeqytet.

Tirana Book Festival ka për qëllim mbështetjen e shkrimtarëve të rinj, rritjen e informacionit dhe aksesit të të rinjve në libra dhe në institucione si bibliotekat e lagjeve. Gjithashtu ka për qëllim afrimin e të rinjve me librat dhe me autorë dhe personalitete të ndryshëm shqiptare, si dhe krijimin e një rrjeti të rinjsh të apasionuar pas librit të cilët do të mbështesin njëri-tjetrin si edhe do të shërbejnë si “ambasadorë” të librit.

Ky aktivitet organizohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.