Në ambientet e Expocity në Tiranë, u çel mbremjen e djeshme, edicioni i parë i Automotive Fair Albania 2022, për të vazhduar deri më 19 Qershor 2022, që do të mbahet në Expocity. Organizuar nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
E shtuna nisi me aktivitete për fëmijë, Çmimi i Madh i Tiranës, dhe Këndin e Pedalimit dhe Sigurisë Rrugore, ndërsa për më të rriturit e pasionuar me garat, shoqatat motorsportive janë aktive përgjatë ditës dhe show në mbrëmje.
Operatorët vendas e rajonalë, prezantojnë produktet dhe shërbimet e ofruara, ku do të gjeni modelet më të reja të mjeteve dhe ato elektrike.
Në brendësi të panairit do të organizohen forume të hapura për publikun, ku sot po zhvillohet aktualisht ai mbi Transportin publik dhe lëvizshmërinë e gjelbër, ndërsa në orën 17:00 një tjetër forum mbi Sigurinë Rrugore.
Vizitorët do të gjejnë mjete me vlera historike nga Old Cars Club nga Italia krahas mjeteve të Koleksionit Retro. Këndi historik ekspozon objekte, fotografi dhe aksesorë mjetesh motorike. Pranë këndit Retro, publiku mund të shijoje një ekspozitë me punime nga artistët shqiptarë, gjithmonë në temë automotive.
Programi i së dielës, vazhdon me aktivitetet sportive, ato për fëmijë dhe forumet e Start-Up dhe Inovacion, Dita e Karrierës që do të lidhë profesionistët e rinj me punëmarrësit e kësaj industrie, Pasioni Retro dhe Automoto Park Albania. Çdo informacion gjendet lehtësisht në platformat online të Automotive Fair Albania.
Autobusi për në Panair është falas dhe ju pret çdo orë në qendër të Tiranës! Gjeni momentin që i përshtatet më shumë nevojave dhe kërkesave tuaja dhe vizitoni Automotive Fair Albania.